Lidhje

Ndalim-qarkullim në disa pjesë të Damaskut


Pati njoftime për përleshje mes forcave qeveritare dhe rebelëve

Në disa pjesë të Damaskut ndalohej sot qarkullimi ndërsa njoftohet për përleshje mes forcave qeveritare dhe rebelëve.

Aktivistët njoftuan për bombardime dhe bastisje shtëpi më shtëpi në Daraja si dhe për përleshje në distriktin Hajar al-Aswad të qytetit.

Grupi Vëzhguesit sirianë për të Drejtat e Njeriut hta se luftëtarët rebelë vranë ose plagosën 10 trupa qeveritare në një pike kontrolli në autostradën Daraa-Damask.

Grupi i tha Zërit të Amerikës se të paktën 41 persona u vranë gjatë luftimeve dje në Damask.

Grupi tha gjithashtu se përleshjet vazhduan në qytetin e Aleppos ku disa luftëtarë të huaj njoftohet se i janë bashkuar opozitës.

XS
SM
MD
LG