Lidhje

Forcat siriane të sigurisë qëllojnë mbi pjesëmarrësit në funeral


Forcat siriane të sigurisë qëllojnë mbi pjesëmarrësit në funeral
Forcat siriane të sigurisë qëllojnë mbi pjesëmarrësit në funeral

Forcat siriane të sigurisë qëlluan mbi pjesëmarrësit e funeralit të një udhëheqësi të shquar kurd të opozitës duke vrarë pesë persona. Incidenti ndodhi në qytetin Qamishli, ku gati 50 mijë veta u mblodhën për të treguar respekt ndaj të ndjerit Mashal Tamo.

Ai ishte anëtar i partisë E Ardhmja Kurde dhe anëtar i këshillit të ri opozitar kombëtar. Pjesëmarrësit në funeral bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Assad.

Tamo u vra nga persona të armatosur të cilët hyjnë në shtëpinë e tij të premten. Media shtetëtore njofthoi se sulmi u krye nga terroristë të armatosur.

Funerali u kthye në një miting madhështor kundër presidentit Bashar al-Assad. Dëshmitarët thanë se pjesëmarrësit bën thirrje që zoti Asad të japë dorëheqje. Demonstruesit rrëzuan gjithashtu një statujë të të jatit të zotit Assad, Hafez al-Assad. Aktivistët thanë se protestuesit anti-qeveritar u mblodhën në disa qytete të tjera.

Ndërkohë, policia austriake tha se 11 persona u arrestuan sot pasi një grup i vogël protestuesish hynë në ambasadën siriane në Vienë duke zhvilluar një miting kundër presidentit Assad.

XS
SM
MD
LG