Lidhje

Forcat siriane të sigurisë rifillojnë sulmet kundër Homsit


Forcat siriane të sigurisë rifillojnë sulmet kundër Homsit
Forcat siriane të sigurisë rifillojnë sulmet kundër Homsit

Forcat siriane të sigurisë kanë rifilluar masat shtypëse në qytetet që kanë qenë qendër e protestave, mes tyre Homsi, një ditë pasi autoritetet në Damask hodhën poshtë planin e Lidhjes Arabe që kërkon vendosjen e paqeruajtësve të OKB-së.

Aktivistët thanë se dy lagje të Homsit me banorë suni u goditën me predha. Grupe të opozitës po ashtu njoftuan për përleshje mes trupave qeveritare dhe dezertorëve të ushtrisë në qytetion qendror të Hamas dhe në provinën jugore Daraa. Aktivistët thonë se qindra vetë janë vrarë në Homs, që kur qeveria filloi bombardimin e zonave të dominuara nga opozita më 4 shkurt.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha sot se Lidhja Arabe ndoshta nuk i ka çuar një mesazh të qartë Sirisë kur ajo miratoi një rezolutë e cila u kërkon vendeve anëtare ta mbështesin plotësisht opozitën siriane. Plani u miratua edhe nga Bashkimi Evropian dhe i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa për ndalimin e dhunës në Siri.

XS
SM
MD
LG