Lidhje

Homazhe për ish-Presidentin George HW Bush në Uashington


Trupi i ish-Presidentit të SHBA Xhorxh H.W. Bush do të qëndrojë për homazhe në Rotundën e Kapitolit, selia e Kongresit amerikan në Uashington, pas arritjes të premten pasdite në kryeqytet nga Hjuston i Teksasit me avionin presidencial Air Force One.

Kapitoli do të jetë i hapur për personalitetet dhe publikun deri të mërkurën në mëngjes për të nderuar presidentin e 41-të amerikan.

Ai vdiq në shtetin e tij Teksas të premten vonë në moshën 94 vjeçare, pas një sëmundjeje që i zgjati disa vite.

Ish-Presidenti u përcoll nga Teksasi me 21 të shtëna topash dhe u transportua për në kryeqytetin amerikan me avionin presidencial që u vu në dispozicion nga presidentit Donald Trump.

Ameer Hassan of New York stops to sign the condolence book as the official portrait of former President George H.W. Bush is draped in black cloth at the National Portrait Gallery in Washington, Dec. 3, 2018, to mark his passing. Bush will lay in state at the Capitol building this week before being buried in Texas.
Ameer Hassan of New York stops to sign the condolence book as the official portrait of former President George H.W. Bush is draped in black cloth at the National Portrait Gallery in Washington, Dec. 3, 2018, to mark his passing. Bush will lay in state at the Capitol building this week before being buried in Texas.

George H. W. Bush, i cili shërbeu një mandat të vetëm në Shtëpinë e Bardhë nga 1989 në 1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit dhe shumica e zyrave qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura atë ditë. Varrimi do të bëhet të enjten në bibliotekën e tij presidenciale në Teksas.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të marrë pjesë në funeral. Të hënën ai shkruante në Twitter: “Do të jem me familjen Bush për t’i bërë homazhet e mia Presidentit Xhorxh H.W. Bush".

Më parë, zoti Trump u shpreh: "Presidenti George H. W. Bush pati një jetë të gjatë, të suksesshme dhe të bukur, kur kam qenë më të, pashë gëzimin e tij absolut për jetën dhe krenarinë e vërtetë në familjen e tij; arritjet e tij ishin të mëdha nga fillimi në fund. Ai ishte një njeri vërtet i mrekullueshëm dhe do të na mungojë të gjithëve!”

Duke folur për gazetarët në Pentagon të hënën Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis i vlerësoi kështu shërbimet e veteranit të Luftës së Dytë Botërore për vendin:

"Kur ishte i ri, ai dëshmoi rolin e tij në rrethanat më të vështira dhe për pjesën tjetër të jetës ai ishte i njëjti shërbëtor publik, i angazhuar për të gjithë ne".

Analisti politik Larry Sabato në Universitetin e Virxhinias i tha Zërit të Amerikës se vendi që zë George H. W. Bush në mesin e 45 presidentëve të vendit është rritur gjatë çerek shekullit që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë:

"Është shumë e qartë kur e hedh vështrimin pas; kur njerëzit kujtojnë presidencën e Bushit, ajo duket shumë më e mirë sesa dukej në fund të mandatit të saj”, tha Sabato. "Zoti Bush sigurisht u mposht në rizgjedhje dhe shumica e njerëzve në atë kohë e konsideronin atë një president të dështuar" për shkak të recesionit gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

"Por tani, tha Sabato, mendoj se parë në retrospektivë, ai ishte në të vërtetë mjaft i suksesshëm", veçanërisht në çështjet e jashtme, pasi ndihmoi në formësimin e reagimit perëndimor ndaj rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ribashkimit të Gjermanisë. Ai gjithashtu e udhëhoqi SHBA-në në fitore ushtarake, në përmbysjen e pushtimit të Kuvajtit nga diktatori irakian Sadam Husein.

FILE - Former President George H.W. Bush attends a ceremony to unveil a new garden named in his wife's honor, Sept 29, 2011, in Kennebunkport, Maine.
FILE - Former President George H.W. Bush attends a ceremony to unveil a new garden named in his wife's honor, Sept 29, 2011, in Kennebunkport, Maine.

Për më tepër, tha Sabato, zotit Bush i rritet vlera kur krahasohet me sjelljen e Presidentit Trump në gati gjysmën e rrugës në mandatin e parë në Shtëpinë e Bardhë.

"Të them të drejtën, tha Sabato, nuk do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme të kesh një president i cili u bindet dhe i vlerëson normat e sistemit amerikan dhe të presidencës, një president civil, i sjellshëm me njerëzit dhe që ngrihet mbi grindjet e vogla. Por ju e kuptoni, gjërat kanë ndryshuar, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Dhe kontrasti midis presidentit George H.W. Bush dhe presidentit aktual është tepër i fortë.”

The flag-draped casket of former President George H.W. Bush is carried by a joint services military honor guard to Special Air Mission 41 at Ellington Field during a departure ceremony Monday, Dec. 3, 2018, in Houston, Texas.
The flag-draped casket of former President George H.W. Bush is carried by a joint services military honor guard to Special Air Mission 41 at Ellington Field during a departure ceremony Monday, Dec. 3, 2018, in Houston, Texas.

​James Baker, ish-sekretar i shtetit gjatë presidencës Bush dhe miku i tij prej 60 vjetësh, i tha rrjetit CNN të dielën se ai e konsideronte zotin Bush si "njeriun më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm për tjetrin që kishte njohur."

Ai tha se "shëndeti i tij u keqësua shumë" në muajt e fundit, por ai ishte në gjendje të bisedonte me telefon me fëmijët e tij të rritur, përfshirë ish-presidentin George W. Bush.

Zoti Baker tha se fjalët e fundit të ish-presidentit Bush ishin: "Edhe unë të dua", kur iu drejtua presidentit Bush i riu, presidenti i 43-të të vendit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha në një deklaratë se e mërkura është caktuar si ditë kombëtare zije dhe se flamujt e Shtëpisë së Bardhë tashmë janë ulur në gjysmë shtizë, për të nderuar ish presidentin e ndjerë.

"Presidenti dhe zonja e parë do ta shpallin të mërkurën, 5 dhjetor, si Ditë Kombëtare Zije. Ai dhe zonja e parë do të marrin pjesë në funeralin në Katedralen Kombëtare në Uashington, D.C."

Bursa e Nju Jorkut tha se do të mbylle’j të mërkurën për nder të ish Presidentit Bush.

Tradicionalisht, funeralet shtetërore në SHBA mbahen për presidentët, ish-presidentit apo zyrtarët e tjerë sipas vendimit të presidentit.

Një funeral shtetëror zgjat shtatë deri në dhjetë ditë dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë në shtetin përkatës, ceremonitë në Uashington, dhe ceremonitë në shtetin ku individi ka zgjedhur për t'u varrosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG