Foshnjet mësojnë të flasin duke lexuar buzët
Një studim i ri mbi këtë temë mund të ndihmojnë edhe për të diagnostikuar autizmin tek fëmijët
Bebet belbëzojnë ndërsa përpiqen të formojnë fjalët e tyre të para.
StudimI i ri tregon se foshnjet mësojnë të flasin jo vetëm duke dëgjuar, por edhe duke parë.
Një studim në Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencës thotë se kur foshnjet hyjnë në fazën e belbëzimit, ata aktualisht bëhen lexues buzësh, duke e përqëndruar vemendjen e tyre në gojën e personit që flet derisa mësojnë format bazë të të folurit e gjuhës së tyre.
Autorët thonë se ky studim mund të ndihmojë edhe për diagnostikimin e autizmit në fazën më të herëshme se kurrë më parë.
Mishi i përpunuar shton rrezikun e kancerit pankreatik
Studimet e mëparëshme kanë zbuluar një lidhje midis mishit të përpunuara dhe kancerit në zorrë. Por një studim i ri në revistën britanike të Kancerit tregon një lidhje edhe midis mishit të përpunuara si proshuta, salçiçet e sallami dhe kancerit pankreatik
Sipas studimit – çdo 50 gram mish në menunë e mëngjesit shton deri në 19 përqind rrezikun për prekje nga kanceri pankreatik. Studimi i ri u bazua në të dhënat e 7 studimeve të ndryshme me më shumë se 6 mijë raste të kancerit në pankreas.
Por mjekët paralajmërojnë se megjithëse përfundimet e reja që e lidhin mishin e mëngjesit me kancerin pankreatik nuk janë befasuese, ka edhe faktorë të tjerë më të rrezikshëm për kancer pankreatik si pirja e duhanit, diabeti, mbipesha dhe mungesa e ushtrimeve fizike.
Pra, para se nga menuja e mëngjesit të hiqet proshuta dhe sallami, duhet patur parasysh se së bashku ato përbëjnë një rrezik relativisht të ulët në krahasim me faktorët që u përmendën. Në këto raste, studimi këshillon përfshirjen në menunë e mëngjesit mishin organik ose mish të përpunuar që nuk përmbajnë nitrate.
Pak dëshmi se sheqeri nxit hiperaktivitetin
ADHD – janë inicialet e një çrregullimi që njihet mirë nga prindërit. Urtësia konvencionale thotë se sheqeri është një nga fajtorët kryesorë për ADHD, siç quhet çrregullimi që i bën fëmijët hiperaktivë e të pa vemendshëm. Por një studim i ri thotë se sheqeri mund të jetë pa faj.
Sipas statistikave, 3 deri 5 përqind e fëmijëve amerikanë janë diagnostikuar me ADHD, duke e bërë këtë një nga sëmundjet më të zakonshme mes fëmijëve.
Eshtë menduar gjerësisht se sheqeri shkakton ADHD, ose e keqëson atë.Tani një studim i botuar në revistën “Pediatrics” e vë në dyshim një supozim të tillë.
Shkencëtarët shqyrtuan studimet e mëparëshme që e lidhin konsumimin e sheqerit me çrregullimin ADHD dhe gjetën shumë pak të dhëna se sheqeri nxit hiperaktivitetin. Në studim thuhet se dozat e larta mund të jenë përgjegjëse për ndryshimin e sjelljeve tek fëmijët.
Por autorët zbuluan se të dhënat e studimeve që lidhin çrregullimin ADHD me sheqerin ishin të paqarta për të nxjerrë një përfundim të saktë.
Ata thonë se ndryshimi i dietës së fëmijëve nuk është i mjaftueshëm për të trajtuar çrregullimin ADHD. Trajtimi me barna është pothuajse gjithmonë i nevojshëm. Por edhe një dietë e thjeshtë me yndyrna të ulta dhe përmbajtje të lartë drithrash, frutash e perimesh mund t’i ndihmojë këta fëmijë.
Pullat me Nikotinë përmirësojnë kujtesën
Miliona njerëz përdorin pulla me nikotinë për të lënë duhanin. Një studim tregon se kjo mënyrë mund të ndihmojë edhe për trajtimin e disa pacientëve me dëmtime mendore.
Pulla të tilla të vendosura në krah ose në shpatull transferojnë kimikate nikotine në trup nëpërmjet lëkurës. Ato njihen nga shumë njerëz që përpiqen seriozisht të lenë duhanin.
Një studim i botuar në revistën mjekësore “Neurology” thotë se pulla të tilla me nikotinë mund të ndihmojnë në përmirësimin e humbjes së lehtë të kujtesës – një nga shenjat fillestare të Alzheimerit mes të moshuarve.
Për këtë studim, shkencëtarët morrën në shqyrtim 74 persona, jo-duhanpirës, me moshë mesatare 76 vjeç.
Të gjithë ata kishin pak vështirësi në të kuptuar dhe njohje – fazë midis gjendjes së plakjes normale dhe demencës, e cila shoqërohet me humbje të lehtë të kujtesës dhe probleme në procesin e të menduarit.
Gjysma e grupit të pjesmarrësve në studim mori çdo ditë 15 miligram nikotinë; Gjysmës tjetër të grupit iu dha placebo.
Pas gjashtë muajsh – personat që u trajtuan me nikotinë kishin ri-fituar 46 përqind të aftësive normale përsa i përket kujtesës afatgjate.
Ndërsa tek personat që u trajtuan me placebo – pa nikotinë – gjendja e tyre u përkeqësua 26 përqind, gjatë të njëjtës periudhë.
Dhe natyrisht, askush nuk duhet të fillojë një trajtim të tillë pa u këshilluar më parë me mjekun e vet.