Qytetet shqiptare kanë ndryshuar shumë gjatë 100 viteve të fundit, por fotografë shqiptarë dhe të huaj sjellin edhe sot dëshmi të pamjes dhe mënyrës së jetesës së tyre. Një fotoekspozitë, e hapur së fundmi në qytetin e Shkodrës me foto të tre fotografëve austriakë, ka sjellë Shkodrën e fillimit të shekullit të kaluar, duke përcjellë mesazhin e nevojës së ruajtjes së dëshmive të rëndësishme historike dhe kulturore.
Facebook Forum