Lidhje

Katër të vrarë në një shpërthim në Leicester të Britanisë


Të paktën katër vetë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të hënën pas një shpërthimi që shkatërroi një dyqan dhe një shtëpi në Leicester të Anglisë.

Autoritetet po hetojnë rreth shkaqeve të shpërthimit, por sipas policisë nga të dhënat e para, nuk bëhet fjalë për një akt terrorist.

Shpërthimi shkatërroi edhe disa ndërtesa të tjera dhe banorët e disa shtëpive dhe bizneseve u evakuuan.

Qyteti i Leicesterit ndodhet rreth 177 kilometra në veri të Londrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG