Kreu i Këshillit Mysliman Francez Anouar Kbibech tha se Franca do të krijojë një fondacion të ri për të ndihmuar financimin e xhamive dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e bamirësve radikalë.
Ai i bëri komentet pas bisedimeve që pati me me Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve, i cili tha se dëshiron që fondacioni të themelohet në muajin tetor.
Debati në lidhje me financimin e xhamive në Francë u rigjallërua pas vrasjes javën e kaluar të një prifti të moshuar në një kishë të Normandisë nga dy ekstremistë islamikë.
Franca, e cila ka komunitetin më të madh mysliman në Europë, ndalon përdorimin e fondeve shtetërore për objektet e kultit. Kryeministri Manuel Valls tha të dielën se ai synon t'i japë fund financimeve nga jashtë për ndërtimin e xhamive.
Disa vëzhgues kanë vënë në dukje se ndikimi i huaj mbi disa xhami dhe vende faljesh në Francë mund të nxisë radikalizimin e besimtarëve.