Lidhje

Franca kërkon takim të KS për emigrantët afrikanë


Franca kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar lidhur me dyshimet për shitjen e emigrantëve afrikanë si skllevër.

Pas takimit me presidentin e Guineas dhe kryetarin e organizatës “Bashkimi Afrikan” Alpha Conde, presidenti francez Emmanuel Macron tha se pamjet e transmetuara javën e kaluar nga rrjeti amerikan i lajmeve CNN të emigrantëve që shiteshin në ankand, ishin "skandaloze" dhe "të papranueshme".

Presidenti Macron tha se Franca e denoncoi menjëherë ngjarjen. Ai nënvizoi nevojën për veprime të shumëfishta që lidhen me këtë çështje.

Në kronikën e transmetuar emigrantët e ndaluar thonë se ata janë shitur ose i janë nënshtruar keqtrajtimit, përfshirë rrahjeve.

Kryetari i organizatës “Bashkimi Afrikan” Alpha Conde akuzoi Bashkimin Evropian për inkurajimin e libianëve për të mbajtur emigrantët në Afrikën e Veriut pavarësisht se aty nuk ka qeveri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG