Lidhje

Akuza për terrorizëm pas incidentit në Paris


Prokurorët francezë kanë ngritur paraprakisht akuza për vrasje dhe terrorizëm kundër një ndihmësi të tre aktivisteve kurde që u qëlluan për vdekje në Paris në fillim të këtij muaji.

I dyshuari, një turk 30 vjeçar, që punonte si shofer i njërës prej grave të vrara, ishte një nga dy kurdët etnikë të ndaluar javën e kaluar lidhur me vrasjet e 10 janarit.

Prokurorët ngritën akuza kundër shoferit gjatë një seance sot në Paris. I dyshuari tjetër që u ndalua javën e kaluar është liruar dhe ndaj tij nuk janë ngritur akuza.
XS
SM
MD
LG