Lidhje

Francë: Plagosen tre studentë pas një sulmi me makinë


Policia franceze thotë se tre studentë kinezë u plagosën të premten, pasi një person i goditi qëllimisht me makinë pranë qytetit Tuluz.

Kanali i lajmeve franceze BFM njoftoi se shoferi, i cili u arrestua menjëherë, ishte i njohur nga autoritetet për krime të mëparshme, por nuk ishte në listën e ekstremistëve.

Prokurori i Tuluzit Pierre-Yves Couilleau, tha në një deklaratë se autori i ngjarjes vuante prej kohësh nga probleme psikologjike dhe se ishte i shtruar në spital deri në dhjetorin e vitit të kaluar.

"Për momentin, nuk po trajtohet si një incident terrorist, edhe pse nuk përjashtohet" tha ai.

Një burim policor i tha agjencisë franceze të lajmeve se drejtuesi i automjetit i goditi "qëllimisht" studentët me makinë. Njëri prej të tyre është në gjendje të rëndë shëndetsore.

Të plagosurit, një vajzë dhe dy djem, janë rreth të 20-ve.

Franca ka përjetuar një furi sulmesh terroriste me makina, të frymëzuara nga Shtetit Islamik, por mbi rastin e fundit, ende nuk ka konfirmim për identitetit apo motivit e drejtuesit të automjetit.

Verën e kaluar, një tunizian përdori një kamion të madh në një sulm, duke të vrarë 86 vetë në qytetin jugor francez të Nisës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG