Lidhje

Identifikikohet autori i tretë i sulmeve të Parisit


Zyrtarët francezë thonë se kanë identifikuar autorin e tretë të sulmeve të 13 nëntorit në Bataclan të Parisit, i cili vdiq në vendngjarje.

Zyrtarët thanë se ai ishte nga Strazburgu, në Francën Lindore. Ai besohet se kishte udhëtuar në Siri me një grup të rinjsh në fund të vitit 2013. Sipas njoftimeve, disa prej tyre u arrestuan dhe u burgosën pasi u kthyen në Francë në fillim të vitit 2014.

Emri i të dyshuarit nuk është bërë publik zyrtarisht, por media franceze e ka indentifikuar atë si Fouad Mohamed-Aggad, 23 vjeç, i identifikuar përmes provave të ADN-së.

XS
SM
MD
LG