Lidhje

Gara e ngjitjes në Kullën Eifel


Një polak fitoi garën e parë të ngjitjes në Kullën Eifel, duke i përshkuar 1 mijë e 665 shkallët për shtatë minuta dhe 50 sekonda. Një nga mrekullitë e botës dhe objekti më tërheqës artistik, Kulla Eifel i bashkohet kështu godinave të tjera të larta të botës, kur për një natë të vetme dhe vetëm për disa vrapues të shpejtë u shndërrua në një pistë vrapimi. Vetëm 57 persona nga 16 vend u lejuan të marrin pjesë në garë. Fituesja femër, australiania Suzy Walsham i ngjiti shkallët për 9 minuta dhe 44 sekonda dhe e pranoi se sa më lart ngjitej aq më e vështirë bëhej gara.

Gara e quajtur Vertikalja ishte aktiviteti i hapjes për një javç garash në kryeqytetin francez që do të përfshijë edhe një ultramaratonë prej 80 kilometrash.

XS
SM
MD
LG