Lidhje

Shkurtimet nxisin dorëheqjen e shefit të ushtrisë franceze


Kreu ushtarak i Francës ka dhënë dorëheqjen pas një përplasjeje me presidentin Emmanuel Macron mbi shkurtimet buxhetore. Dorëheqja tregon presionet me të cilat po përballet qeveria e re e Presidentit Macron, ndërsa përpiqet të balancojë buxhetin duke ruajtur angazhimet ushtarake si brenda edhe jashtë vendit.

Pas dorëheqjes, gjenerali Pierre de Villiers tha se shkurtimet buxhetore të propozuara këtë vit do t’i hiqnin atij aftësinë për të "garantuar" mbrojtjen e Francës. Kjo është prova e parë e madhe për Presidentin Macron:

"Kjo gjithashtu tregon, dhe jam e sigurt se ky është qëllimi i tij, se ai është serioz në përpjekjet për të bërë shkurtime, për të sjellë ekonominë franceze në të njejtin nivel me objektivat evropiane".

Presidenti Macron kërkon pakësimin e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2017 me afër një miliardë dollarë në një përpjekje për të vënë nën kontroll defiçitin kombëtar të këtij viti. Por ai ka premtuar një rritje të shpenzimeve ushtarake për vitin 2018 dhe vitet pasuese:

"Presidenti i republikës ripohoi angazhimin e tij për një rritje progresive të buxhetit të forcave të armatosura, në nivelin 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2025".

Administrata e Presidentit Trump është duke i bërë trysni aleatëve të NATO-s për të përmbushur këtë objektiv më shpejt, por ushtria e Francës tashmë është e angazhuar në disa fronte.

Rreth shtatë mijë e pesëqind trupa janë dislokuar në rrugët e qyteteve franceze pas sulmeve të fundit terroriste.

Forcat franceze janë të angazhuara në sulme ushtarake kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ushtria franceze po merr gjithashtu rolin udhëheqës në operacionet kundër terrorizmit në Afrikën Veriore. Një forcë prej 4,000 trupash franceze është dislokuar në mbarë rajonin e Sahelit:

"Aktivizimi ushtarak i Francës në vitet e fundit, dekadat e fundit, ka çuar në mbingarkimin e kapaciteteve ushtarake dhe fonde të pamjaftueshme për operacionet e saj".

Shefi i ri ushtarak i zgjedhur nga Presidenti Macron, gjenerali Francois Lecointre, ka drejtuar misionin e Bashkimit e Evropian në Mali. Dhe Presidenti Macron vizitën e tij të parë shtetërore pas marrjes së detyrës e bëri pikërisht në Mali:

"Ne nuk e dimë ende se çfarë ndikimi do të kenë këto shkurtime në misionet specifike ushtarake. Por ne e dimë se nën Presidentin Macron Franca do të mbetet e angazhuar në Afrikë".

Presidenti Macron u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të ndajnë barrën e operacioneve kundër terrorizmit në Afrikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG