Lidhje

Francë: Pezullohet nisja e gjyqit ndaj ish presidentit Zhak Shirak


May 12: Ambulance workers tend to folks who are spending the night outside their homes in Lorca, Spain, following the earthquakes on Wednesday night. (AP Photo/Alberto Saiz)
May 12: Ambulance workers tend to folks who are spending the night outside their homes in Lorca, Spain, following the earthquakes on Wednesday night. (AP Photo/Alberto Saiz)

Një gjykatës francez pezulloi përkohësisht sesionin e hapjes së gjyqit për korrupsion të ish presidentit Zhak Shirak.

Gjykatësi Dominique Pauthe pezulloi seancën e sotme pak orë pas fillimit të saj në mënyrë që ai të shqyrtojë një kërkesë të të pandehurve që kjo çështje t’i referohet gjykatës kushtetutore të Francës për të vendosur nëse ka kaluar koha për ngritjen e disa prej akuzave.

Gjykatësi tha se do të marrë vendim kur seanca të vazhdojë nesër.

Ish presidenti francez Zhak Shirak akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike kur ishte në detyrën e kryetarit të bashkisë së Parisit, në periudhën 1977-1995.

Në bazë të akuzave për konflikt interesi, zoti Shirak i ka përdorur fondet e bashkisë së qytetit ose të kompanive të ndërtimit për të paguar miq dhe aleatë të tij për punë që nuk kanë ekzistuar fare. Ish presidenti 78 vjeçar akuzohet gjithashtu se ka përdorur fonde të bashkisë për të paguar ndihmësit e tij politikë.

Zoti Shirak nuk ishte i pranishëm gjatë seancës së sotme. Ai ka hedhur poshtë çdo shkelje gjatë shërbimit të tij si kryetar bashkie. Nëse ai gjendet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 210 mijë dollarësh.

9 persona të tjerë janë të përfshirë në këtë çështje gjyqësore. Ata akuzohen se kanë përfituar nga skema e dyshuar e përfitimeve.

Zoti Shirak do të jetë i pari ish udhëheqësi i lartë i shteti francez që gjykohet, që nga periudha e udhëheqjes naziste në Francë, Marshalli Pete’, i cili u internua nën akuzën për tradhëti.

Zoti Shirak kishte imunitet nga ndjekja penale në periudhën që ishte president në vitet 1995 – 2007.

XS
SM
MD
LG