Lidhje

Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial


Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial
Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial

Socialistët francezë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Fushata zgjedhore presidenciale në Francë u gjallërua sot ndërsa kandidatët socialistë dolën për të votuar në njërin prej dy raundeve të zdhedhjeve paraprake që do të përcaktojnë kandidatin e ardhshëm Socialiste për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Pretendenti kryesor i socialistëve për të marrë kandidimin e partisë, Francois Hollande, ka zgjeruar epërsinë në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme presidencial të vitit të ardhshëm, duke lënë pas presidentin Nicolas Sarkozy.

Zoti Hollande sot në mëngjes votoi në qytetin Tulle në jugpërëndimor të Francës.

Pretendët e tjerë përfshijnë Martine Aubry, e cila aktualisht kryeson Partinë Socialiste, dhe rivalin kryesor të zotit Hollande Segolene Royal, i cili u mund nga Nicolas Sarkozi në zgjedhjet e vitit 2007.

Zgjedhjet paraprake janë të hapura për të gjithë ata që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 2012-tës dhe socialistët po shpresojnë të mobilizojnë mbi një milion votues.

“Këto zgjedhje na japin një ide për mendimin e gjithë Francës, në mënyrë që të kemi një president që të gjithë do ta pranojnë, sepse nuk kemi nevojë për atë që kemi tani.”

Pas përfundimit të votimeve të gjithë kandidatët do të shkojnë në Paris për të pritur rezultatet. Në fund të raundit të parë të ditës së sotme, pritet të mbesin vetëm dy kandidatë. Por nëse njëri prej kandidatëve fiton 51 për qind të votave atëherë nuk do të ketë nevojë për një raund të dytë.

Ndërkohë që socialistët janë ende duke bërë fushatë kundër njëri tjetrit, Sarkozi pritet të njoftojë vendimin për të rikandiduar në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ish shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn i cili u kthye në Francë në fillim të shtatorit me karrierën e tij të dëmtuar nga një skandal seksual, qëndroi larg fushatës së socialistëve.

Anketat e fundit, pas zgjedhjeve për në senat, të cilat u fituan nga socialistët, janë një tregues i fortë për betejën me të cilën do të përballet Nicolas Sarkozy nëse ai vendos të kandidojë për një mandat të dytë në dy raundet e zgjedhjeve që do të zhvillohen në muajin prill dhe maj.

XS
SM
MD
LG