Lidhje

Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin për president


Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin për president
Francë: Socialistët votojnë për të zgjedhur kandidatin për president

Personi që do të fitojë në zgjedhjet paraprake do të jetë në garë përballë presidentit Sarkozi

Socialistët francezë dhe përkrahësit e tyre votojnë sot për të zgjedhur kandidatin që do të garojë kundër presidentit Nikola Sarkozi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet paraprake të stilit amerikan, të parat e këtij lloji në Francë vënë përballë Francois Hollande, një veteran i moderuar i partisë socialiste, dhe ish ministren e punës Martine Aubry. Ajo është autorja e ligjit francez 35 orë punë në javë.

Hollande, i cili kryeson ndaj zonjës Aubry në anketa doli i pari në raundin e partë të zgjedhjeve me 39 përqind. Abry ishte në vendin e dytë me 31 përqind. Në garë mungon ish kreu i FMN-së Dominque Strauss Kahn i cili. Ai ishte favorite për të fituar kandidaturën e partisë para se të akuzohej për sulm seksual ndaj pastrueses në një hotel të Nju Jorkut.

Zoti Sarkozi i cili pritet të kërkojë një mandate të dytë pesë vjeçar, konsiderohet i lëkundur, duke u përballur me një elektorat të pakënaqur me politikat e tij ekonomike.

XS
SM
MD
LG