Lidhje

Francë: Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale


Nesër në Francë zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që rivali socialist Fransua Olandë pritet të fitojë ndaj presidentit Nikolas Sarkozi. Anketat më të fundit të opinionit tregojnë se Presidenti Sarkozi e ka ngushtuar dallimin me rivalin socialist, por megjithatë zoti Olandë pritet të fitojë.

Gjatë 5 vjetëve në detyrë, Presidenti Sarkozi është kritikuar për mënyrën se si e ka trajtuar ekonominë e vendit. Por gjatë një manifestimi në ditën e fundit të fushatës dje, Presidenti u përpoq të ishte optimist, ndërsa u bëri thirrje votuesve në pjesën perëndimore të vendit që të marrin pjesë në zgjedhje.

"Franca nuk ka të drejtë të bëjë gabime. Secili prej nesh ka njëv endim për të marrë. Ata që nuk votojnë do të lejojnë që të tjerët të vendosin për ta. Ata që votojnë do të vendosin me frymën dhe ndërgjegjen e tyre, por ata nuk duhet të lejojnë të tjerët të vendosin për ta".

Zoti Olandë është një politikan veteran, i cili ka kryesuar partinë Partinë Socialiste për disa vjet, por nuk ka mbajtur ndonjëherë post të lartë qeveritar. Dje ishte dita e fundit e fushatës për të dy kandidatët.

"Mos mendoni se problemet tuaja do të zhduken menjëherë me largimin e presidentit aktual. Jo, ne do të na duhet të punojnë së bashku. Unë nuk mund t’u zhgënjej dhe kjo është arsyeja që nuk u kam premtuar asgjë gjatë kësaj fushate, që nuk mund ta përmbush. Ju nuk do të zhgënjeheni, nuk do të harroheni, ju do të mbroheni dhe do të respektoheni, sepse fuqia juaj do të pasqyrohet në respektin që do të keni për presidentin e ardhshëm dhe kryetari i ardhshëm i shtetit do të respektojë secilin prej jush dhe këtë do ta bëjmë së bashku në 6 maj. Rroftë Republika e Francës", u tha ai përkrahësve të tij.

Kandidati presidencial socialist siguroi njëmmbështetje të rëndësishme të enjten, kur ish kandidati centrist, Fransua Bajhu, tha se do të votonte për të. Zoti Bajhu fitoi 9 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Ndërkohë, udhëheqësja e të djathtës ekstreme, Marin Le Pen, e cila zuri vendin e tretë në atë raund zgjedhjesh, tha se nuk do të mbështesë asnjërin prej dy kandidatëve.

Në një debat televiziv të mërkurën, zoti Olandë dhe presidenti Sarkozi akuzuan njeri tjetrin se kanë gënjyer gjatë replikave lidhur me politikat ekonomike. Gjatë fushatës, zoti Olandë ka fajësuar presidentin për papunësinë prej 10 për qind të Francës dhe ka bërë thirrje për ndryshime të rrënjësishme drejt përmirësimit të gjendjes financiare të vendit.

XS
SM
MD
LG