Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Stefan Fule, tha në Prishtinë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nënkupton rezultate konkrete dhe jo vetëm miratim ligjesh. Në takimet e tij të para në kuadër të një vizitë që po i bën Kosovës, ai tha se Prishtina dhe Beogradi kanë mjaft gjëra për të cilat duhet të bisedojnë, ndërsa u bëri thirrje pozitës dhe opozitës në Shqipëri që të gjejnë një zgjidhje politike për situatën e atjeshme për të mos rrezikuar proceset integruese.
Fuhle në Prishtinë: Lufta kundër korrupsionit nënkupton rezultate konkrete
- Zëri Amerikës