Lidhje

Fukushima, fajësi për vetëvrasjen e gruaje


Një gjykatë japoneze deklaroi se operatori i centralit bërthamor Fukushima është përgjegjës për vdekjen e një gruaje, e cila kreu vetëvrasje pasi u detyrua të largohej nga shtëpia gjatë katastrofës së uzinës në vitin 2011.

Sipas medias japoneze, gjykata urdhëroi kompaninë e energjisë elektrike të Tokios t'i paguajë 470 mijë dollarë familjes së zonjës Hamako Watanabe, e cila dogji veten me benzinë pas shenjave të depresionit.

Vendimi i sotëm i gjykatës mund të çojë në vendimet e tjera kundër kompanisë, e cila ka në plan të paguajë më shumë se 48 miliardë dollarë në formë kompensimesh.

Tërmeti i vitit 2011 shkaktoi probleme të rënda në centralin bërthmor, gjë që detyroi evakuimin e qindra mijëra njerëzve që jetonin në afërsi të uzinës.

XS
SM
MD
LG