Lidhje

Tiranë: Parlamenti shkarkoi guvernatorin Fullani


Prokuroria po kryen hetime këmbëngulëse për të zbuluar mënyrën e vjedhjes së Bankës, bashkëpunëtorët dhe vendin ku fshihen paratë e vjedhura.

Parlamenti shkarkoi sot, me pak vota kundër, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe inspektoren e përgjithshme, Elivar Golemi, sipas kërkesës së këshillit të mbikëqyrës, ku thuhej se ata kishin cënuar rëndë interesat e Bankës. Shumica e socialiste ishte e vendosur me 72 vota, ndërsa opozita nuk mori pjesë përsëri në seancë. Deputetët e miratuan shkarkimin e guvernatorit Fullani me një procedura të thjeshtë brenda pak minutash dhe pa diskutime mbi vjedhjen e Bankës dhe ngjarje të tjera rreth saj.

Parlamenti shkarkon Guvernatorin Fullani
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Ndërkohë që parlamenti shkarkoi zotin Fullani nga çdo detyrë në Bankën e Shqipërisë, inspektorja e saposhkarkuar nga parlamenti Elivar Golemi u mor në pyetje sot në mjediset e paraburgimit nga hetuesit për vjedhjen e monedhave shqiptare në vlerën e 7,2 milionëve dollarëve në Bankën, dhe mbi përgjegjësitë e saj për ruajtjen e departamentit të emisionit. Zonja Golemi po mbahet e arrestuar në burg, ndërsa ish-guvernatori Fullani po mbahet në arrest shtëpie prej Gjykatës së Apelit, pas 10 ditë paraburgimi që vendosi gjykata e Tiranës.

Prokuroria kërkoi arrestimin e 18 personave si përgjegjës për vjedhjen e bankës, një pjesë po mbahen me arrest në qeli dhe disa po mbahen me arrest në shtëpi. Një pjesë e madhe e tyre po akuzohen për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pranuar vjedhjen. Prokuroria po kryen hetime këmbëngulëse për këtë vjedhje, për të zbuluar mënyrën e vjedhjes, bashkëpunëtorët dhe vendin ku fshihen paratë e vjedhura. Një ditë më parë prokuroria mori në pyetje edhe përfaqësues të një kompanie të huaj të auditit bankar mbi raportet e saj të kontrollit në Bankë, si dhe po studion raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për gjendjen e Bankës.

Skandali ka tronditur opinionin publik jo vetëm për vjedhjen e një shume të konsiderueshme nga vetë punonjës të bankës, por edhe për faktin vjedhja ka vazhduar mbi 4 vjet e pazbuluar asnjëherë nga asnjë kontroll periodik. Ndërsa autori i vetëm deri tani Ardian Bitraj deklaron se të gjitha shumat afro 7.2 milionë dollarë i ka harxhuar në baste sportive. Mediat vendore kanë shfaqur edhe pamje e foto se si ai nxirrte para nga banka duke i fshehur në trup. Veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan për mëse një muaj protesta ku kërkuan dorëheqjen e guvernatorit Fullani dhe mblodhën mbi 14 mijë firma në një peticion ku kërkohej shkarkimi i tij.

XS
SM
MD
LG