Lidhje

Fundi i fluturimeve në hapësirë dhe fati i qytetit Tajtusvill në Florida


Fundi i fluturimeve në hapësirë dhe fati i qytetit Tajtusvill në Florida
Fundi i fluturimeve në hapësirë dhe fati i qytetit Tajtusvill në Florida

Florida e quajtur ndryshe edhe shteti plot diell njihet si destinacioni i preferuar për pensionistët. Por një treshe e famshme që së shpejti do të dalë në pension tashmë është strehuar në Bregun e Hapsirës në Floria, ato janë anijet e hapsirës Endeavour, Discovery dhe Atlantis.

Të jep përshtypjen e një qyteze të vogël amerikane me shijen e argëtimit veror. Për dekada me rradhë, qiejt e këtij shteti ofruan një tjetër spektakël.

Tajtusvill është pjesë e të quajturit Bregu i Hapsirës. Ai shtrihet përgjatë lagunës së lumit Indian, përkarshi Qendrës Hapsinore Kenedi të NASA-ës. Mark Ryan manaxhon qytetin Tajtusvill.

“Tajtusvill është vendlindja e anijeve të hapsirës. Nga Qendra Kenedyi, që është disa kilometra prej këtej, janë lëshuar raketa që nga fillimi i programit të hapsirës. Kështu që hapësira dhe Titusville janë të lidhura ngushtë”.

Kjo tematikë është e dukshme në qytetin me 45 mijë banorë.

“Nëse do të na quani qytet i kompanisë, ne jemi i tillë. Shumë njerëz janë rritur me programin e hapsirës dhe kanë patur pjestar të familjes që kanë punuar atje”.

Me NASA-ën që po nxjerr në pension flotën 30 vjeçare të anijeve të hapësirës, shumë njerëz atje janë të shqetësuar. Mike Barker është pronar i kompleksit Space Walk në Bregun e Hapsirës që ofron një gamë të gjerë lojërash zbavitëse.

“Ky komunitet është i lidhur me programin e hapsirës. Ka shumë njerëz në lagjen time që punojnë në qendrën e hapsirës. Pa këtë qendër, do të ketë shumë vende pune të humbura”.

Por qendra e hapsirës nuk po mbyllet edhe pse programi i anijeve të Nasës po përfundon.

“Qendra Hapsinore Kennedy nuk po mbyllet. Është një drejtim i ri se si Amerika do të shkojë në hapësirë. Ne do të mbështetemi në transportin komercial për në orbitë”.

Programi i anijeve të hapësirës ka kushtuar më shumë se 113 miliard dollarë dhe NASA nuk mund të përballojë ndërtimin e anijeve të teknologjisë së re dhe mirëmbajtjen e tyre. Fokusi i ri për NASA-n është ndërtimi i gjeneratës së re të mjeteve hapsinore.

Bob Kirk ka punuar për agjencitë imobiliare në Titusville për 45 vjet, pothuajse aq sa Qendra Hapsinore Kenedi gjendet në Florida.

“Është e trishtueshme të shikosh këtë që ndodh dhe po humbas kaq shumë miq nga Titusville si rezultat i mbylljes së vendeve të punës”.

Rreth 1 mijë punonjësit e NASËS që aktualisht punojnë në programin e anijeve hapsinore do të merren me detyra të tjera në NASA. Por mijëra të tjerë mund të humbasin vendet e punës.

“Do të jenë 4-5 vite të vështira dhe shumë prej këtyre njerëzve nuk do të jenë në gjendje të qendrojnë këtu. Ka shumë shtëpi të boshatisura dhe shumë të tjera në javët që pasojnë. Kam qënë këtu në vitin 1972 kur i pushuan të gjithë nga puna dhe përsëri në vitin 1986. Ka qënë një histori më vete por ne luftojmë dhe i rregullojmë gjërat”.

Viti 1972 shënoi fundin e misioneve hënore Apollo. U deshën nëntë vjet para nisjes në hapsirë të anijes tjetër të komanduar nga njeriu. Pas shpërthimit të anijes Challenger në 1986, flota e anijeve u pezullua për afro tre vjet. Lori Garver është zëvendës administratore e NASËS.

“Na duhet një sistem anijesh të përballueshme, jo vetëm për NASA-n por për ushtrinë dhe synimet komerciale, kështu që Bregu i Hapsirës përsëri mund të bëhet përsëri i gjallë ashtu siç e dimë që do të bëhet”.

Ulja në tokë e anijes Atlantis shënon fundin e epokës së anijeve të hapsirës.

XS
SM
MD
LG