Lidhje

Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për marrëdhëniet me Libinë


Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për marrëdhëniet me Libinë
Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për marrëdhëniet me Libinë

Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për hapat që do të ndërrmeren në marrëdhëniet me Libinë.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të paraqesin sot një Rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të zhbllokonte pasuritë libiane prej 1,5 miliardë dollarësh për t’u përdorur për nevoja humanitare. Këto pasuri ishin bllokuar për shkak të sanksioneve të OKB-së. Diplomatët francezë thanë sot se vendi po punon me aleatët që të hartojnë një rezolutë të OKB-së e cila mund të çlirojë pasuritë e Libisë. Ato u bllokuan nga sanksionet e Këshillit të Sigurisë. Zyrtarët britanikë thanë sot gjithashtu se po studiojnë mënyrat se si të ndihmojnë Tripolin, nëse Moamar Gadafi nuk do të ketë më kontrollin e vendit.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se vendi i tij po shqyrton mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve me forcat kundër Gadafit. Në komentet e tij të para që kur forcat rebelw hynë me forcë në Tripoli, zoti Medvedev tha se Rusia do ta bëjë një gjë të tillë, në se forcat rebele do të bashkojnë vendin.

Nikaragua tha se do të vazhdojë të konsiderojë idenë e dhënies së strehimit për Gadafin. Por një ndihmës i presidenti të vendit Daniel Ortega tha dje se udhëehqësi libian nuk ka kërkuar ndihmë deri tani.

Qeveria kineze tha se po kërkon që OKB-kja të marrë rolin udhëheqës në përpjekjet pas konfliktit në Libi. Ministri i jashtëm kinez i bëri thirrje Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së të marrë rolin udhëheqs në situatën pas konfliktit atje. Kina e cila ka një tregtëti disa miliardë dollarrëshe me Libinë, fillimisht mbajti strategjinë e mos ndërhyrjes në revolucionin në Libi dhe refuzoi të ndiqte shembullin e vendeve të tjera për të njohur rebelët libianë si qeveria e re e vendit.

XS
SM
MD
LG