Marrëveshja amerikano-ruse për të eliminuar programin e armëve kimike siriane u mbështet menjëherë nga fuqitë perëndimore.
Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius e cilësoi marrëveshjen si “një hap të rëndësishëm përpara”.
Sekretari i Jashtëm britanik Willian Hague tha se duhet punuar pa vonesë për ta zbatuar propozimin.
Zoti Fabius dhe zoti Hague do t’i diskutojnë hollësitë e planit me Sekretarin e Shtetit John Kerry nesër në Paris.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se falë marrëveshjes, ekziston përsëri mundësia për një zgjidhje politike për atë që e cilësoi një sulm të tmerrshëm me armë kimike.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton shprehu mbështetje për planin dhe shtoi se një numër vendesh të BE-së kanë aftësitë për t’u angazhuar në çmontimin e armëve dhe objekteve kimike në Siri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se pret të mësojë më shumë për planin dhe shprehu shpresën që do të ndihmojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do të ndalte vuajtjet e tmerrshme të popullit sirian.