Lidhje

Rusia, Kina vendosin përsëri veton mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për Sirinë


Rusia, Kina vendosin përsëri veton mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për Sirinë
Rusia, Kina vendosin përsëri veton mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për Sirinë

Rusia dhe Kina vendosën përsëri veton për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë që do të dënonte shtypjen pothuajse një vjeçare të protestave antiqeveritare nga Presidenti Bashar al-Asad.

Këshilli 15 anëtarësh votoi për një rezolutë të mbështetur nga perëndimi dhe vendet arabe që dënonte dhunën dhe i bënte thirrje zotit Assad që të jepte dorëheqjen.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice i tha Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara ndjejnë neveri nga votat kundër të Rusisë dhe Kinës që bllokuan rezolutën.

Diskutimet në Kombet e Bashkuara në Nju Jork pasuan orë të tëra zjarri artilerie dhe mortajash nga forcat siriane të sigurisë në qytetin Homs. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mbi 200 vetë u vranë nga veprimet e qeverisë së Assadit.

Presidenti amerikan Barack Obama i kërkoi këshillit që mbajë qëndrim ndaj "brutalitetit të pareshtur" të Presidentit sirian Bashar al-Assad para votimit të Këshillit të Sigurimit për një rezolutë mbi dhunën në Siri. Zoti Obama u shpreh në një deklaratë sot se i dënon "sulmet e tmerrshme" të zotit Assad. Ai i bëri thirrje udhëheqjes siriane të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën tranzicionit demokratik.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kishte thënë sot në Mynih se do të ishte skandaloze që të hidhet sot në votë rezoluta e mbështetur nga perëndimi, ndërsa ambasadori gjerman në OKB Peter Wittig tha se do të ishte skandaloze që të mos ndërmerret veprim ndaj dhunës së përkeqësuar në Siri.

Lavrov u takua sot me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Mynih. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se të dyja palët ishin të një mendjeje që situata në Siri ishte urgjente, por nuk thanë nëse ishte shënuar ndonjë përparim në bisedime.

XS
SM
MD
LG