Lidhje

G-20 përcakton rregulla të reja për taksat


Drejtuesit e grupit të 20-shes u përpoqën të detyrojnë kompanitë shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa.

Në takimin vjetor të G-20 në Shën Peterburg të Rusisë krerët e shteteve ranë dakort të mbështesin një plan taksash nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Plani do të eleminonte mangësitë që lejojnë shumë kompani të fshehin fitimet dhe duke i detyruar ato të paguajnë taksa në vendet ku nxjerrin të ardhura.

Në një deklaratë të fundit të takimit, grupi i 20-es pranuan shkëmbimin automatik të informacionit të taksave ndërmjet vendeve, për të parandaluar mbajtjen e të ardhurave në llogari bankare të tjera nga kompanitë.

Grupi i 20-es tha se, nëse nuk kontrollohen, strategjitë e korporatave për t’i mbajtur të ardhurat në llogari të huaja, dëmtojnë drejtësinë dhe integritetin e sistemeve tona të taksave.

Ministrat e financave të G-20-ës, vendet që realizojnë 90 përqind të prodhimit ekonomik botëror, pritet ta miratojnë këtë plan në takimin e tyre dy-ditor që fillon nesër në Moskë.

Disa nga korporatat më të mëdha shumëkombëshe në botë – me seli në një shtet, por me operacione të mëdha në vende të tjera - kanë qenë shpesh në gjendje të shmangin taksimin duke i mbajtur të ardhurat e tyre në llogari në vende të tjera.

Në një rast, sipas një hetimi të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, gjigandi i teknologjisë Apple, nëpërmjet përdorimit të teknikaliteteve të ligjit irlandez dhe atij amerikan, ishte në gjendje të shmangte praktikisht të gjitha taksat për të paktën $ 74 miliardë dollarë të ardhura gjatë katër viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG