Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se qeveria federale duhet të njohë martesat mes personave të të njëjtit seks në shtetet që i kanë njohur ligjërisht ato.
Ky vendim i gjykatës nxori të pavlefshme një klauzolë për mbrojtje federale të aktit të martesës, që u mohonte homoseksualëve të martuar përfitime në një sërë taksash federale si dhe përfitime të shërbimit shëndetësor dhe të pensionit, të cilat çiftet heteroseksuale i kanë.
Ky vendim është i vlefshëm vetëm për qeverinë federale dhe nuk u kërkon shteteve të veçanta të njohin martesat mes personave të të njëjtit seks, që janë të ligjshme në shtete të tjera.
Martesa mes homoseksualëve është e ligjshme në 12 shtete amerikane, plus Distriktin e Kolumbias.
Votimi i sotëm në Gjykatën e lartë u mor me 5 vota pro dhe 4 kundër.