Lidhje

Gazeta: Disa agjenci amerikane të zbulimit po bëjnë punë të dyfishtë


Gazeta: Disa agjenci amerikane të zbulimit po bëjnë punë të dyfishtë
Gazeta: Disa agjenci amerikane të zbulimit po bëjnë punë të dyfishtë

Një gazetë amerikane shkruan se informacionet e zbulimit në SHBA janë shtuar shumë që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe disa agjenci po bëjnë punë të dyfishtë ndërkohë që shumë nga njoftimet e zbulimit po injorohen vazhdimisht.

Artikulli i botuar në gazetën Washington Post citon dokumente qeveritare, si dhe zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të zbulimit, shumica e të cilëve kërkuan të mbeteshin anonimë.

Një hetim dy-vjeçar nga gazeta zbulon se rreth 1 mijë e 271 organizata qeveritare dhe 1 mijë e 931 kompani private u përfshinë në çështjet e antiterrorizmit duke bërë të njëjtën punë.

Gazeta po ashtu shkruan se askush nuk e di se sa para po shpenzohen kot gjatë këtyre përpjekjeve. Gazeta thotë se mungesa e fokusit dhe jo burimet po e pengojnë aftësinë për të mbrojtur amerikanët.

Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, David Gompert, tha se artikulli i gazetës nuk pasqyron me saktësi komunitetin e zbulimit. Ai tha se sulmet po pengohen dhe se çdo ditë po arrihet sukses.

XS
SM
MD
LG