Lidhje

Gejts, Seuli ka të drejtën të hakmerret kundër çdo sulmi të Koresë së Veriut


Gejts, Seuli ka të drejtën të hakmerret kundër çdo sulmi të Koresë së Veriut
Gejts, Seuli ka të drejtën të hakmerret kundër çdo sulmi të Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Koreja e Jugut ka të drejtën të hakmerret kundër çdo sulmi të Koresë së Veriut, por ai shtoi se po përpiqet të sigurohet që një gjë e tillë nuk është e domosdoshme.

Sekretari Gejts i bëri komentet pas takimeve të sotme me zyrtarë të lartë në Japoni, ndalesa e dytë e turneut të tij në tre vende aziatike. Nesër ai shkon në Seul.

Në një konferencë shtypi, zoti Gejts u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të dënonin sulme ajrore të Koresë së Jugut kundër Veriut.

“Çdo vend gëzon të drejtën të vetë mbrohet kundër një sulmi të paprovokuar. Mendoj se kyçi në gadishullin Korean, siç diskutova në Kinë dhe këtu në Japoni, është parandalimi i një provokimi tjetër”.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Toshimi Kitazava shkoi kohët e fundit në Korenë e Jugut, ku vizitoi zonën e çmilitarizuar dhe bisedoi me zyrtarë koreano-jugorë.

“Për sa i përket marrëdhënieve me Korenë e Jugut, pas provokimeve të papërgjegjshme të vitit të kaluar nga Koreja e Veriut, ne kemi biseduar me homologët tanë koreanë dhe kemi konfirmuar mbështetjen tonë”.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Japonisë që të luajë një rol më të madh për mbrojtjen e Koresë së Jugut, që kur Koreja e Veriut kreu sulmin vdekjeprurës me artileri kundër ishullit Jonpjong të Koresë së Jugut në nëntor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG