Lidhje

Gjermani: Një shqiptar i Kosovës akuzohet për mbështetje të IS-it


Arkiv
Arkiv

Prokurorët federal në Gjermani akuzuan një shqiptar nga Kosova për mbështetje të organizatës terroriste nën pretendimet se ka dërguar para për Shtetin Islamik në Siri dhe se përhapte propagandë për grupin ekstremist.

I dyshuari që u identifikua vetëm si Hasan B. (në pajtim me rregullat gjermane për privatësinë), është akuzuar në fillim të këtij muaji në Hamburg.

Hasan B. akuzohet se ka lehtësuar transferimin e fondeve te një luftëtar i Shtetit Islamik në Siri 11 herë ndërmjet viteve 2016 dhe 2017 dhe dërgoi edhe para të tij gjithashtu. Ai është akuzuar po ashtu për transferimin e parave te një person në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015, për ta ndihmuar atë që të udhëtonte për në Siri për të luftuar për grupin Shteti Islamik.

Hasan B. akuzohet edhe për hapjen e një llogarie në rrjetin social Facebook për një pjesëtar të Shtetit Islamik dhe se i ka ndihmuar atij që të shfrytëzojë llogarinë për të shpërndarë propagandë përmes asaj llogarie.

Hasan B. ishte arrestuar në muajin qershor të këtij viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG