Lidhje

Sulm në banesën e amb. gjerman në Greqi


Sot herët në mëngjes, breshëri nga armë automatike vunë në shënjestër rezidencën e ambasadorit të Gjermanisë në Greqi.

Zyrtarët thanë se besojnë se sulmi kishte si synim të dëmtonte imazhin e vendit, para se të merrte kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian. Nuk ka pasur njoftime për të plagosur.

Policia kundër terrorizmit bllokoi rrugët përreth rezidencës zyrtare të Ambasadorit Wolfgang Dold, pas breshërisë së orëve të para të mëngjesit në një rrugë të ngarkuar të Athinës.

Ata gjetën mbi 60 gëzhoja nga vendi i ngjarjes.
XS
SM
MD
LG