Lidhje

Pesë të arrestuar në Gjermani për planifikim sulmesh kundër bazave amerikane


Prokurorët gjermanë njoftuan të mërkurën për arrestimin e katër pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik, të akuzuar për planifikim sulmesh kundër bazave ushtarake amerikane në Gjermani.

Në njoftim thuhet se grupi kishte armë dhe municione të përgatitura për sulmet e tyre, si dhe disa materiale për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Prokurorët thanë se grupi tashmë kishte vënë nën vëzhgim bazat ajrore ushtarake amerikane në Gjermani.

Ata i identifikuan katër veta, së bashku me një person të pestë që ndodhet në paraburgim që nga muaji i kaluar, si shtetas të Taxhikistanit, që themeluan një celulë terroriste në Gjermani, pasi u bashkuan me grupin Shteti Islamik, vitin e kaluar.

Autoritetet thanë që ata ishin në kontakt dhe morën udhëzime nga drejtuesit e lartë të Shtetit Islamik në Siri dhe Afganistan.

Prokurorët thanë se ata u bashkuan me grupin Shteti Islamik në janar të vitit 2019. Planet e tyre fillestare thuhet të kishin qenë sulmet ne Taxhikistan, por më pas ata ndryshuan planet.

Për të paguar planet e tyre, njëri nga pjesëtarët e grupit që prokurorët e identifikuan si Ravsan B. dyshohet se pranoi një kontratë prej 40 mijë dollarësh për të kryer një vrasje në Shqipëri, kontrata dështoi.

XS
SM
MD
LG