Lidhje

“Pasuesja” e kancelares Merkel jep dorëheqjen


Partia e qendrës së djathtë e kancelares Angela Merkel, u zhyt më thellë në krizë të hënën kur trashëgimtarja e saj shpalli se nuk do të konkurrojë për postin e kancelares, pas dështimit në zgjedhjet rajonale.

Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi udhëheqjen e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) se do të fillojë procesin e organizimit të garës për udhëheqjen e partisë gjatë verës. Gjermania do të mbajë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vjeshtën e vitit 2021 dhe kancelarja Merkel, 65 vjeçare, që drejtoi Gjermaninë për 15 vjet, tha dy vjet më parë se nuk do të konkurrojë për mandatin e pestë si kancelare.

Zhvillimi i sotëm thellon telashet e politikës gjermane, pak ditë pasi që partia e kancelares Merkel u kritikua ashpër rreth votimeve për kryetarin e shtetit Thuringia ku CDU dhe Alternativa për Gjermaninë e së djathtës së skajshme, mbështetën një kandidat të qendrës. Votimi shkatërroi atë që është parë si tabu sa i përket bashkëpunimit të partive politike gjermane me partitë ekstreme.

Zonja Kramp-Karrenbauer, e përmendur shpesh me akronimi AKK, mori përsipër udhëheqjen e CDU-së ë dhjetor të viti 2018 pasi mundi ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe zotin Friedrich Merz, një ish-veteran i partisë, i cili u mënjanua nga zonja Merkel para se ajo të bëhej kancelare në vitin 2005.

Zonja Kramp-Karrenbauer, 57 vjeçare, që është edhe ministre e Mbrojtjes, ka luftuar për të siguruar rezultate më të mira të zgjedhjeve të partisë në rënie përballë një sfide të ashpër nga e djathta.

Është e paqartë se si do të ndikojë zhvillimi i fundit në planet e mëparshme të kancelares Merkel për trashëgiminë e saj. Ndër emrat që aktualisht janë lakuar si udhëheqës të partisë, janë Jens Spahn, Friedrich Merz dhe Armin Laschet, guvernatori i Rhine-Westphalias, shteti më i populluar i Gjermanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG