Lidhje

Gingriç hedh poshtë me indinjatë pyetjet e hapjes së debatit lidhur me martesat e tij


Gingriç hedh poshtë me indinjatë pyetjet e hapjes së debatit lidhur me martesat e tij
Gingriç hedh poshtë me indinjatë pyetjet e hapjes së debatit lidhur me martesat e tij

Pretendenti republikan për president Njut Gingriç, u gjend përballë pyetjeve të vështira për martesat e tij në debatin e zhvilluar mbrëmë në Karolinën e Jugut. Ai hodhi poshtë thënien se i kishte kërkuar ish-gruas të tij të dytë ta lejonte të kishte një martesë të hapur, ndërkohë që kishte marrëdhëniie me një nga anëtaret e stafit në vitin 1999.

Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, i tha moderatorit të debatit, Xhon King, se ishte indinjuar që e filloi debatin me një temë të tillë.

Gingriç sulmoi gjithashtu median elitiste, siç e karakterizoi ai, duke e quajtur atë destruktive, armiqësore dhe negative. Ai tha se historia e martesës së dytë të tij është fallso dhe tha se kanali televiziv ABC që njoftoi për këto akuza, refuzoi të fliste me bashkëpunëtorët e tij për këtë çështje.

Vetëm katër kandidatë republikanë janë ende në garë për të sfiduar Presidentin Barak Obama në muajin nëntor. Guvernatori i Teksasit, Rik Peri u margua nga gara disa orë para debatit për shkak të mbështetjes së vogël që mori në votimet paraprake në Ajova dhe Nje Hempshër, duke lënë në garë Gingriçin, kongresistin nga Teksasi Ron Pol, ish guvernatorin e Masaçusets Mit Romni dhe ish senatorn nga Pensilvania Rik Santorum.

Romni u mbrojt ndaj akuzave se ai kishte shkurtuar vendet e punës, kur ishte në krye të një firme investimesh që kishte blerë një kompani tjetër. Ai tha se në fakt i kishte ndihmuar kompanitë të krijonin vende pune dhe se nuk kishte pse të kërkonte të falur se kishte qënë një biznesmen i sukseshëm.

Santorum dhe Romni kritikuan Ron Polin për planet e tij për të shkurtuar shpenzimet ushtarake, ndërsa të gjithë kandidatët kritikuan planin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor dhe bënë thirrje për ndalimin e imigracionit të paligjshëm.

Votimet paraprake në Karolinën e Jugut mbahen të shtunën. Sondazhet e fundit tregojnë se Mit Romni është në krye, ndërsa Gingriç është gjithashtu në ngritje.

XS
SM
MD
LG