Lidhje

Gjenden eshtra në brigjet e liqenit Peruçac në Bosnje


Gjenden eshtra në brigjet e liqenit Peruçac në Bosnje
Gjenden eshtra në brigjet e liqenit Peruçac në Bosnje

Autoritetet në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi thanë sot se kanë nxjerrë eshtrat e rreth 100 vetave që mendohet të jenë vrarë gjatë luftës në fillim të viteve 1990.

Në një deklaratë të përbashkët sot nga autoritetet boshnjake dhe serbe thuhej se 372 fragmente kockash ishin gjetur në brigjet e liqenit Peruçac në Bosnjë, ndërsa 79 fragmente të tjera ishin gjetur në anën serbe. Liqeni artificial mbi lumin Drin që ndodhet në kufirin mes dy vendeve u boshatis për mirëmbajtje në fillim të vitit.

Autoritetet thonë se besojnë që shumica e të vrarëve ishin myslimanë të Bosnjës të vrarë nga serbët në vitin 1992 gjatë fushatës së spastrimit etnik në qytetin fqinjë Vishegrad. Ekspertët thonë se kanë gjetur në anën serbe të liqenit edhe eshtrat që mendohet se u përkasin 11 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

Zyrtarët thonë se vetëm analizat e ADN-së do ta zbulojnë numrin e saktë të personave dhe identitetin e tyre.

XS
SM
MD
LG