Zyrtarë thonë se kanë gjetur kufomat e 55 njerëzve në një minierë argjendi të braktisur në Meksikë, që mesa duket u bë një pikë groposje për viktimat e luftërave vdekjeprurëse të drogës.
Prokurori i përgjithshëm Albertico Guinto për shtetin jugor Guerrero tha se kerkimi për trupat pëprfundoi të shtunën në darkë. Ai tha se varri masiv mund të jetë më i madhi ndonjëherë i zbuluar në Meksikë.
Autoritetet e zbuluan vendin në fund të muajit maj, rreth 100 metra në thellësi të minierës, në afërsi të Taxco, një vend turistik që i përket kohës koloniale i famshëm për bixhuteritë e argjenda. Me sa duket, trupat janë hedhur për një periudhë të gjatë kohore në një galeri ajrimi në afersi të hyrjes.
Shumica e viktimave pritet të identifikohen por prokurorët thanë se një prej kufomave ishte një punonjës burgu i marrë peng. Shteti Guerrero është përfshirë kohët e fundit nga dhuna mes grupeve rivale të drogës.