Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan parashikon një rritje të dhunës këtë vit, duke thënë se trupat e NATO-s kanë marrë në kontroll rajone që janë të rëndësishme për Talebanin.
Në një intervistë për Televizionin e NATO-s, Gjeneral Dejvid Petreas, tha se Talebani po humbet iniciativën në disa zona kyçe dhe do t’i duhet të kundërpërgjigjet.
Ai tha se ndonëse ka patur një përparim të ndjeshëm, përpjekjet e koalicionit do të forcohen më tej.