Lidhje

Gjermani: Të paktën 19 të vdekur nga paniku në Paradën e Dashurisë


26 Ocak: Ocak ayında vuran büyük depremin ardından Cite Soleil kentinde yardım merkezine girmeye çalışan Haitililer. Richter ölçeğine göre 7 büyüklüğündeki depremde 230 bin kişinin öldüğü tahmin ediliyor.
26 Ocak: Ocak ayında vuran büyük depremin ardından Cite Soleil kentinde yardım merkezine girmeye çalışan Haitililer. Richter ölçeğine göre 7 büyüklüğündeki depremde 230 bin kişinin öldüğü tahmin ediliyor.

Policia në Gjermani thotë se numri i të vdekurve të shkaktuar nga shkelja e turmës në një festival muzikor të Gjermanisë ka arritur në 19 vetë, ndërsa të paktën 340 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë.

Tragjedia ndodhi dje në qytetin Duisburg, kur turma njerëzish u grumbulluan pranë një tuneli që të çonte tek festivali i quajtur Parada e Dashurisë. Dëshmitarët thanë se policia e mbylli fundin e tunelit, kur numri i pjesëmarrësve u shtua së tepërmi, por njerëzit vazhduan të shtynin. Ndërsa të pranishmit përpiqeshin të dilnin nga tuneli, ata i përfshiu paniku dhe disa gjetën vdekjen të shkelur nga turma.

Organizatorët e festivalit vendosën ta lejonin fillimin e festivalit me muzikë TEKNO, nga shqetësimi se anulimi i tij mund të shkaktonte kaos të mëtejshëm mes qindra mijra njerëzve që kishin ardhur për të marrë pjesë. Shumica e njerëzve vazhduan të festojnë pa e ditur se çfarë kishte ndodhur. Udhëheqësit e Gjermanisë shprehën keqardhje për tragjedinë.

Kancelarja Angela Merkel tha se ishte tmerruar nga vuajtjet dhe dhimbja e njerëzve, ndërsa Presidenti Kristian Vulf e quajti këtë një ngjarje rrënqethëse dhe vuri në dukje se tragjedia ndodhi në një festival paqësor të rinjsh që vinin nga shumë vende të botës. Sot, organizatori i Paradës së Dashurisë, Rainer Schaller tha se aktiviteti do të ndërpritet në shenjë respekti për personat e vrarë.

XS
SM
MD
LG