Lidhje

Gjermania dhe Franca shfaqin unitet për kapërcimin e krizës në Europë


Presidenti i ri francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thonë se ata do të punojnë së bashku mbi propozimet për rritjen ekonomike të Europës dhe për shmangien e krizës së monedhës Euro.

Zoti Holland shkoi në Berlin për një diskutim të rëndësishëm me udhëheqësen gjermane menjëherë mbas betimit të tij ditën e djeshme si president i Francës. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp presidenti francez tha se ai do të donte të tregonte se miqësia mes dy vendeve mbetet e pandryshuar. Zonja Merkel shprehu besimin se dy vendet e tyre mund të gjejnë zgjidhjet sepse ato duan zhvillimin ekonomik të Europës.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale zoti Hollande kritikoi marrëveshjen e masave shtrënguese të arritur nga paraardhësi i tij Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane. Ai tha se dëshiron që të nxisë rritjen ekonomike dhe të pakësojë borxhin pa masa që rëndojnë mbi njerëzit. Kancelarja gjermane ka deklaruar se traktati për vendosjen e masave shtrënguese ndër 17 vendet anëtare është i panegociueshëm.

Udhëheqësit europianë do të takohen javën e ardhshme si dhe në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet në qershor.

Vizita e Zotit Hollandë në Gjermani ishte vizita e parë pas ardhjes së tij zyrtarisht në postin e Presidentit në një ceremoni modeste nën një mot me shi në Pallatin Elysee në Paris.

Gjatë fjalimit të tij inaugurues që u transmetuar anë e mbanë Francës, zoti Hollandë premtoi një rrugë të re në drejtim të rritjes ekonomike të Evropës. Ai tha:

"Në këtë ditë, shumë njerëz në Evropë po presin dhe po shikojnë. Për të kapërcyer krizën që po shkakton dhimbje e vuajtje, Evropa ka nevojë për projekte, ajo ka nevojë për solidaritet, ajo ka nevojë për rritje. Sot po ju them partnerëve tanë, unë do të propozojë një Pakt të ri i cili do të kombinojë paksimin e domosdoshëm të borxheve publike me stimuj të domosdoshem ”

Pritet që zoti Hollandë të shtyjë Gjermaninë që të rinegociojë traktatin e fundit të Eurozonës që ka vendosur masa të rrepta buxhetore ndër 17 vendet anëtare të Eurozonës.Udhëheqësja gjermane ka thënë se ky Pakt është i panegociushëm.

Por shefi i Zyrës në Paris të revistës Newsweek, Christopher Dickey shprehu besimin se zoti Hollandë ka ndërmend të propozojë ndryshime në planin e Bashkimit Evropian për stabilizimin e ekonomisë sepse shumë vende anëtare ende nuk e kanë ratifikaur atë.

“Një pjesë e madhe e bisedimeev lidhur me paktin e stabilitetit bëhet në një kontekst në të cilin tingëllon sikur është një gjë e kryer, por kjo nuk është e vërtetë. Janë shumë vende të cilat e kanë nënshkruar, por nuk janë ende gati për ta ratifikuar e ndoshta kurrë nuk da ta ratifkojnë. Pra, zoti Hollandë është në një pozitë shumë më të fuqishme politikisht nga sa dukej se ishte disa javë më parë. Unë mendoj se ai t’ia bëjë kët me dije zonjës Merkel.”

Analisja gjermane Tanja Boerzel nga Universitet i Lirë i Berlinit tha se Gjermania do t’i dëgjojë idetë e zotit Hollandë për arsye të tjera.

“Mendoj se Gjermania do të jetë e hapur për propozime për dy arsye!

E para: Angela Merkel është person pragmatik e cila e di se ka nevojë për zotin Fransua Hollandë për menaxhimin e mëtejshëm të krizës evropiane...!

E dyta: Qeveria gjermane është e vetëdijshme se masat e rrepta shtrënguese nuk janë e vetmja mënyrë për kapërcimin e krizës. Rritja ekonomike dhe punësimi duhet të jenë fokusi kryesor tani. Tani ne duhet të merremi me pyetjen si mund të rrisim zhvillimin ekonomik dhe të krijojmë vende të reja pune por pa e rrezikuar konsolidimin e buxhetit.”

Fransua Hollandë erdhi në pushtet në një kohë kur rritja e ekonomisë së Eurozonës ka arritue në zero në tremujorin e parë të këtij viti dhe iu shmang recensionit. Ekspertët kishin parashikuar se ekonomia e rajonit do të tkurrej me 0.3 për qind në tremujorin e parë.

XS
SM
MD
LG