Lidhje

Gjermania feston 21 vjetorin e ribashkimit


Gjermania feston 21 vjetorin e ribashkimit
Gjermania feston 21 vjetorin e ribashkimit

Gjermania festoi sot 21 vjetorin e ribashkimit. Kancelarja Angela Merkel, presidenti Christian Wulff dhe udhëheqës të tjerë politikë u mblodhën në ish kryeqytetin e Gjermanisë Perendimore, Bon.

Gjermania Perendimore dhe lindja komuniste u ribashkuan më 3 tetor të vitit 1990, më pak se 11 muaj pas rënies së murit të Berlinit.

Gjermania ka ekonominë më të mardhe të Bashkimit Evropian dhe është një lojtare e rëndësishme në përpjekjet për kontrollin e krizës së borxheve të eurozonës.

Sot paradite, autoritetet gjermane liruan katër persona që u arrestuan të shtunën nën dyshimet për planifikimin e sulmeve me rastin e ditës së bashkimit. Një zëdhënës i policisë tha se prokurori shtetëror vendosi se nuk kishte dokumentacion të mjaftueshëm që të provonte se personat në fjalë ishin të lidhur me grupet terroriste, apo në se po planifikonin një sulm.

XS
SM
MD
LG