Lidhje

Gjermania nxit Pakistanin të marrë pjesë në konferencën për Afganistanin


German Chancellor Angela Merkel
German Chancellor Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se shpreson që Pakistani do të ndryshojë mendje lidhur me bojkotimin e konferencës së ardhshme ndërkombëtare për Afganistanin që do të mbahet në Bon.

Zonja Merkel tha sot se qeveria e saj do përpiqet t’i bindë zyrtarët ta ndryshojnë vendimin e tyre, që u mor si protestë ndaj sulmeve ajrore të NATO-s që vranë 24 ushtarakë pakistanezë javën e kaluar në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Pakistani e bëri sot të njohur vendimin për bojkotimin e konferencës ndërkombëtare për Afganistanin. Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani i kishin kërkuar Pakistanit ta ndjekin forumin, që synon krijimin e një strategjie për stabilizimin e Afganistanit fqinj, ndërsa forcat e koalicionit do të tërhiqen prej andej.

XS
SM
MD
LG