Lidhje

Gjermania vendos të tërheqë aeroplanët Tornado nga Afganistani


Gjermania vendos të tërheqë aeroplanët Tornado nga Afganistani
Gjermania vendos të tërheqë aeroplanët Tornado nga Afganistani

Gjermania ka vendosur të tërheqë aeroplanët e saj Tornado nga Afganistani dhe të dislokojë atje trupa të tjera ushtarake. Këto aeroplanë janë përdorur kryesisht për misione zbulimi dhe janë përdorur për 3 vjet e gjysëm në Afganistan.

Ministri i Mbrojtjes Gutenberg i tha sot parlamentit gjerman se areoplanët do të kthehen në Gjermani në nëntor. Ai shtoi se 90 trupa të shtesë do të dërgohen në Afganistan për të stërvitur forcat afgane të sigurisë.

Komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan Dejvid Petreas, i kishte kërkuar Berlinit më parë trupa shtesë. Gjermania, sipas ligjit, mund të dërgojë në Afganistan deri në 5 mijë e 350 trupa.

Deri tani ky vend ka dislokuar 4 mijë e 590 trupa dhe është vendi i tretë me numrin më të madh të forcave në Afganistan.

Po sot, Ministria çeke e Mbrojtjes njoftoi planet për të dërguar afro 200 trupa të tjera në Afganistan. Forcat do t’u shtohen 535 ushtarëve çekë që shërbejnë atje si pjesë e forcave të kryesuara nga Nato-ja.

XS
SM
MD
LG