Lidhje

Gjermani: Standarde më të forta në prodhimin e ushqimit


Gjermani: Standarde më të forta në prodhimin e ushqimit
Gjermani: Standarde më të forta në prodhimin e ushqimit

Gjermanisë i kërkohet të zbatojë standarde më të forta në prodhimin e ushqimit për bagëtinë dhe pularinë, pas zbulimit të vezëve dhe mishit të derrit me nivele të larta të kimikatit dioksinë. Skandali detyroi mbylljen e mijëra fermave.

Kimikati në nivele të larta u zbulua fillimisht në vezët e prodhimit gjerman në fillim të muajit, duke zgjuar shqetësime tek importuesit në Holandë dhe Korenë e Jugut.

Kabineti gjerman miratoi sot një plan për një sistem të ri liçencimi dhe siguracione më të kushtueshme për prodhuesit e foragjereve. Këtyre kompanive do t’u kërkohet gjithashtu t’i analizojnë produktet e tyre dhe t’ua dorëzojnë rezultatet e analizave autoriteteve qeveritare.

Ndotja me kimikatin e rrezikshëm dioksinë rezultoi e pranishme në substancat e yndyrës që përdoren nga kompania Harles dhe Jentzsch për të pasuruar ushqimin e bagëtisë dhe pulave me vlera ushqyese.

XS
SM
MD
LG