Lidhje

Mësimi i gjuhës kurde në shkollat turke


Vite të tëra me politika shtetërore asimiluese e kanë rrezikuar ekzistencën e gjuhës kurde. Por tani qeveria turke po lejon mësimin e gjuhës kurde, në kuadrin e politikës së qeverisë për lehtësimin e kufizimeve në përdorimin e gjuhës kurde. Korrespondenti i

Halil Cecen po i mëson gjuhën kurde studentëve të mjekësisë në Universitetin Dicle të Diyarbakir-it. Vetëm disa vite më pare kjo lëndë ishte e pamendueshme të jepej në këtë univesritet. Deri në fund të viteve ’80, kurdët nuk ekzistonin zyrtarisht dhe të folurit e gjuhës së tyre konsiderohej një fyerje serioze.

Klasat e gjuhës kurde në Turqi janë pjesë e një politike qeveritare për lehtësimin e kufizimeve ndaj përdorimit të gjuhës kurde. Profesori Cecen e mirëpret këtë, megjithëse ai thotë se u desh një kohë e gjatë për të arritur këtu.

“Kjo është diçka shumë e bukur, sepse njerëzit prisnin shumë lidhur me këtë çështje. Dhe qeveria ju përgjigj. Fatkeqësisht për shumë vjet, ndoshta 50-60 vjet me radhë gjuha kurde nuk jepej nëpër shkolla, dhe filloi të jepej vetëm kohët e fundit.”

Vite të tëra të zbatimit të politikave të asimilimit dhe urbanizimit e kanë lënë nën kërcënim gjuhën kurde. Mazlum Ozer, i cili pranon se ai e flet shumë pak këtë gjuhë, e mirëpret fillimin e mësimdhënies së gjuhës kurde, por ai shton se ky është vetëm fillimi.

“Ndoshta do të ishte më e sukeseshme sikur gjuha të fillonte të mësohej në shkollat fillore, apo tetëvjeçare , megjithatë fillimi në universitet ishte një hap i mirë.”

Vetëm pak orë më tutje, në rrugën për në Siri, ku kurdët sirianë morën disa muaj më pare kontrollin e rajonit të tyre nga forcat e Presidentit Bashar al Assad, fëmijët mësojnë gjuhën kurde.

Por Kryeministri turk Raxhep Taip Erdogan tha këtë muaj se arsimimi i kurdëve në gjuhën e tyre nuk do të ndodhë kurrë në Turqi. Politikanët kurdë që i kundërshtojnë kufizimet e shtetit ndaj kurdëve, po ashtu përballen me presion përherë e më të madh.
Kryetari i Bashkisë lokale të Diyarbaki-it, Abdullah Demirbas tregon aktpaditë më të fundit ndaj tij. Akuzat përfshijnë shkelje, si publikimi i infromacionit lidhur me shërbimet në gjuhën kurde e madje edhe për librat për fëmijë. Demirbas thotë se në kushtet kur kurdët në mbarë rajonin këmbëngulin për të drejtat e tyre, qeveria duhet të vendosë për këtë çështje.

“Shteti turk dhe sistemi tij duhet të marrin një vendim. Si do të jetojnë me qytetarët kurdë? A do të kemi të drejta të barabarta si qytetarë të lire? Apo do na trajtojnë si skllevër? Ne i themi: ne duam vëllazëri, në se nuk na trajtojnë si vëllezër, atëhere do të jemi fqinjë.”

Në Qendrën Kulturore Dicle Firat, ku këngët kurde këndohen lirisht, po ndjehet përherë e më tepër edhe prania e gjuhës dhe kulturës kurde. Së shpejti në qytet do të shfaqet edhe Hamleti në gjuhën kurde.

Këngëtari Farqin beson se në mbarë rajonin po vjen përherë e më tepër momenti i përshtatshëm që kurdët të sigurojnë të drejtat e tyre.

“Kërkesat e kurdëve në Siri do t’i nxisin edhe kërkesta e kurdëve këtu. Lufta për liri atje, patjetër që do të ndikojë edhe tek njerëzit këtu. Turqia sigurisht që është nën hijen e luftrave të atjeshme, nuk mund të mbetet e izoluar.”

“Pranvera kurde” është një shprehje që po dëgjohet përherë e më tepër në Diyarbakir. Pyetja që shtrohet është në se Ankaraja do ta përqafojë, apo do t’i rezistojë erërave të ndryshimit që po përfshijnë mbarë rajonin.
XS
SM
MD
LG