Lidhje

Gjumi i pamjaftueshëm në adoleshencë shkakton probleme komplekse


Gjumi i pamjaftueshëm në adoleshencë shkakton probleme komplekse
Gjumi i pamjaftueshëm në adoleshencë shkakton probleme komplekse

Një rrjet që merret me mbikqyrjen e transplantimit të organeve në Shtetet e Bashkuara ka propozuar ndryshimin e disa rregullave për përmirësimin e këtioj procesi, por kritikët thonë se rregullat e reja dëmtojnë pacientët. Ndërkohë një studim i ri zbulon se gjumi i pamjaftueshëm tek mund të sjellë probleme komplekse për moshat e reja.

Mungesa e gjumit tek adoleshentët mund të shkaktojë probleme më të thella. Prindërit vazhdimisht shqetësohen mbi fëmijët e tyre adoleshentë që nuk flenë sa duhet dhe me një farë justifikimi.

Me zgjimin herët në mëngjes për të shkuar në shkollë, pas një nate duke mësuar a bërë detyrat e shtëpisë, disa edhe punojnë, merren me sport, luajnë me lojra elektronike apo në internet, adoleshentët të cilët biologjikisht janë të prirur të flenë gjatë, nuk kanë shumë kohë për gjum. Kjo sjell lodhje, rënie në mësime, depresion, madje shton edhe gjasat për aksidente.

Por një studimi i kryer nga ekspertë në spitalin e fëmijëve në Filadelfia tregon se mungesa e gjumit mund të sjellë probleme shumë më komplekse.

Sipas statistikave 3 në 4 fëmijë ose 75 përqind e fëmijëve nuk flenë sa duhet dhe për fëmijët mbipeshë gjumi i pakët mund të sjellë pasoja serioze.

Studimi, ku u përfshinë vetëm fëmijët mbipeshë, zbulon se ata që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm mund të pësojnë një ndërprerje të sekrecionit të insulinës dhe sheqerit në gjak. Autorët e studimit thonë se një gjumë i mjaftueshëm mund t'a shmangë këtë problem, dhe si rrjedhim zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Për të mbajtur nivelet e glukozës të qëndrueshme, adoleshentët kanë nevojë për të paktën 7 orë e gjysmë deri 8 orë gjumë në natë. Edhe cilësia e këtij gjumi luan rol.

Autorët e studimit analizuan arkitekturën apo fazat e gjumit; si gjum i thellë dhe gjum me ëndërra. Ata zbuluan se gjumi i pakët dhe gjumi i tepërt lidhen me nivelet e larta të glukozës, siç ndikon edhe kohëzgjatja e ulët e fazës së gjumit të thellë. Këto të dhëna ri-mbështesin idenë se një gjumë i mjaftueshëm mund t'i mbrojë adoleshentët, veçanërisht ata mbi peshë, nga diabeti i tipit 2.

Rregulla të reja transplantimi organesh

Në Shtetet e Bashkuara, gati 7 mijë pacientë vdesin çdo vit duke pritur për një transplantim organi. Më shumë se 100 mijë njerëz janë në listën e pritjes për një transplantim të tillë dhe 19 prej tyre vdesin çdo ditë. Shumë organe për transplantim (71%) vijnë nga pacientë që kanë pësuar vdekje të trurit, dhe disa (23%) nga dhurues të gjallë. Vetëm 6 përqind e organeve dhurohen pasi personit i pushon zemra, ose kur kirurgët i marrin organet vetëm dy minuta pasi zemra e një dhuruesi ka pushuar së rrahuri.

Por rrjeti i bashkuar amerikan për dhurimin e organeve, UNOS që mbikqyr këtë proces, kërkon ndryshimin e disa rregullave mbi organet e transplantuara. Ky rrjet propozon se në raste kur zemra e pacientit ndalet, mjekët nuk duhet të presin më 2 minuta për të parë nëse zemra mund të rifillojë të rrahë.

Ndryshimi i rregullave gjithashtu parashikon heqjen e masës që nuk i lejon një pacienti për të konsideruar një dhurues të mundshëm para se mjeku dhe familja e tij të kenë hequr shpresat për shërimin e organit të sëmurë.

Kritikët shqetësohen se këto ndryshime do të shtonin rrezikun se pacienti në gjendje të rëndë do të shihet thjesht si bankë organesh dhe kjo do të kompromentonte kujdesin për të. Përkrahësit thonë se ndryshimet e këtyre rregullave do të forconin programin e transplantimeve.

XS
SM
MD
LG