Lidhje

Gjykata dënon me 9 muaj burg Albin Kurtin


Gjykata dënon me 9 muaj burg Albin Kurtin
Gjykata dënon me 9 muaj burg Albin Kurtin

Në Prishtinë Gjykata shpalli vendimin për dënimin me 9 muaj burgim kundër udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Por zoti Kurti u lirua menjëherë për shkak të kohës që kishte kaluar në gjendje arresti. Ai ishte akuzuar për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007. Dy veta patën humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë qenë plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë një protestë të lëvizjes vetëvendosje.

Prokurori publik kishte hequr dorë nga dy akuza, dhe mbi zotin Kurti rëndonte ajo për pengim të personave zyrtarë në detyrë. Seanca gjyqësore ndaj zotit Kurti filloi herët në mëngjes, pasi u soll në sallën e gjykimit i përcjellë nga forca të mëdha të policisë së Kosovës.

Zoti Kurti u arrestua dy ditë më parë në selinë e lëvizjes së tij, vetëm pak çaste pasi publikoi vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Ai u arrestua pasi që kishte refuzuar të paraqitej në procesin gjyqësor kundër tij.

Në fjalën e tij gjatë procesit të sotëm, zoti Kurti, tha se nuk e njihte gjykatën e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG