Lidhje

Gjykata e Lartë e Pakistanit ngre aktpadi ndaj kryeministrit Jusuf Riza Gilani


Gjykata e Lartë e Pakistanit ngre aktpadi ndaj kryeministrit Jusuf Riza Gilani
Gjykata e Lartë e Pakistanit ngre aktpadi ndaj kryeministrit Jusuf Riza Gilani

Gjykata e Lartë e Pakistanit ngriti sot aktpadi ndaj kryeministrit Jusuf Riza Gilani, për mospërfillje ndaj gjykatës. Kryeministri tha se është i pafajshëm. Në se gjendet fajtor, ai mund të largohet nga posti dhe të dënohet me burgim.

Ky zhvillim është më i fundit në një betejë të vazhdueshme mes gjykatës dhe kryeministrit lidhur me rastet e korrupsionit që nga vitet 1990. Prokurorët e akuzojnë presidentin e Paksitanit Asif Ali Zardari, ish-kryeministren Benazir Bhutto dhe të tjerë për pastrim parash. Është fjala për miliona dollarë që ndodhen në llogari bankare në bankat zvicerane. Zonja Bhutto, bashkëshortja e zotit Zardari, u vra në vitin 2007.

Akuzat ndaj zotit Zardari dhe të tjerëve fillimisht u hoqën pas një marrëveshje amnistie të vitit 2007, të cilën gjykata e hodhi poshtë në vitin 2009 dhe është përpjekur që nga ajo kohë që t’i hapë proceset gjyqësore. Kryeministri Gilani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke argumentuar se zoti Zardari gëzon imunitet para ligjit, përsa kohë që është në postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG