Lidhje

Gjykata e Lartë e SHBA fillon sezonin e ri me një anëtare të re


Gjykata e Lartë e SHBA fillon sezonin e ri me një anëtare të re
Gjykata e Lartë e SHBA fillon sezonin e ri me një anëtare të re

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi sezonin e ri, me një anëtare të re, gjykatësen Elena Kagan, e cila do të jetë anëtare e trupit prej 9 anëtarësh. Në orët e para të ditës Gjykata shqyrtoi disa raste apelimi, duke i hedhur poshtë disa prej tyre. Gjykatësja Kagan zuri sot vendin e saj mes trupit gjykues, por ajo është e përjashtuar nga gjykimi i të paktën 24 mes mbi 50 çështjeve që Gjykata do të marrë në shqyrtim në sezonin e ri. Arsyeja është se mund të ketë konflikt interesi mes çështjeve që do të gjykohen dhe punës së saj të mëparshme si përfaqësuese e qeverisë para Gjykatës. Mungesa e zonjës Kagan krijon mundësinë që 8 anëtarët e tjerë të Gjykatës të jenë të ndarë 4 me 4 në gjykimin e shumë çështjeve. Kryetari i Komitetit Juridik të Gjykatës ka propozuar ligje që mund ta lejojnë Gjykatën e Lartë ta zëvendësojë një gjykatës të përjashtuar nga votimi me një gjykatës që ka dalë në pension.

XS
SM
MD
LG