Lidhje

Gjykata serbe liron boshnjakun e arrestuar për krime lufte


Gjykata serbe liron boshnjakun e arrestuar për krime lufte
Gjykata serbe liron boshnjakun e arrestuar për krime lufte

Një gjykatë serbe apeli urdhëroi sot lirimin e një oficeri boshnjak sigurie të arrestuar për krime lufte.

Ilia Jurisic u lirua pasi gjykata e Beogradit vendosi se procedurat e mëparshme ishin bazuar në prova të pamjaftueshme. Gjykata hodhi poshtë dënimin e zotit Jurisic dhe dha urdhër për rigjykimin e tij.

Zoti Jurisic, kroat i Bosnjës, po vuante një dënim prej 12 vjetësh nën akuzat për krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995.

Ai ishte dënuar për rolin e tij në sulmin e vitit 1992 kundër një kolone të ushtrisë jugosllave që po tërhiqej në të cilën u vranë të paktën 50 ushtarë.

Data e rigjykimit nuk është caktuar ende.

XS
SM
MD
LG