Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të fundit për Maqedoninë vlerëson se në këtë vend ka një prirje shqetësuese nacionaliste.
Grupi i Krizave thotë se Marrëveshja e Ohrit është zbatuar në masë të madhe, ndërsa inkurajon drejtuesit politik në Maqedoni që të thellojnë bashkëpunimin dhe dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Nesër mbushen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit e cila i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave të armatosura qeveritare maqedonase.